Fury “braktis” Joshua, pranon duelin me Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka reguar pas
vendimit të një gjykate amerikane, që ka urdhëruar sfidën e tretë mes tij dhe
Deontay Wilder. “Kjo situatë me Wilder është kthyer në një barcaletë”, tha Fury, duke
deklaruar se është gati të përballet me rivalin amerikan
.


“Më ka kërkuar 20 milionë dollarë për ta lënë të qetë. Me sa duket jam i detyruar të
dueloj ndaj tij sërish”, tha Fury, që nuk e tremb kjo përballje e tretë. “Nuk ka rëndësi
për mua se kush është përpara, do t’ia shtyp sërish kokën dhe këtë herë nuk do të
nxjerrë asnjë justikim”, u shpreh Tyson Fury.


Fury dhe Wilder kanë dueluar edhe dy herë të tjera më herët. Sfida e parë u mbyll
në barazim, ndërsa në të dytin Fury toi me “KO teknik”, duke i rrëmbyer amerikanit
titullin kampion bote. Fury dhe Joshua, kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë,
kishin rënë dakord për të dueluar më 14 gusht, por tashmë kjo sdë do të
anullohet./Telesport/

Read Previous

Filluan punimet për ndërtimin e shtigjeve të ecjes Çabrat-Jahoc

Read Next

Bletari Shkëlzen Zhuja flet për rëndësinë dhe kujdesin ndaj bletës