Funksioni komercial i ngrohtores së re të qytetit pritet të filloj në tetor të këtij viti

Gjakova është vendi i parë në Kosovë ku ditë me parë filloi testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa. Një gjë e tillë u bë pikërisht në objektin e ri të ndërmarrjes “Ngrohtorja e qytetit”. Projekti i ngrohtores së qytetit ende nuk ka përfunduar dhe kap vlerën e investimit rreth 15 miloionë euro.Kryeshefe Ekzekutive Albana Dulatahu Skivjani ka thënë se përveq kësaj faze testuese të prodhimit të energjisë elektrike me biomasë është edhe ai i rehabilitimit të rrjetit i cili është investim i përbashkët i komunës së Gjakovës dhe qeverisë zvicerane.https://www.syri-vision.tv/

Skivjani tregoj se në cilat pjesë të qytetit do të bëhet ndërrimi komplet i rrjetit të gypave të vjetër.https://www.syri-vision.tv/

Në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të ri të Ngrohtores së Qytetit, krahas mbështetjes së pamohueshme të Bashkimit Evropian edhe Komuna ka kryer obligimet e saj.Dihet se gurthemeli i ngrohtores së re u vu në dhjetor të vitit 2019.Planet kanë qenë që deri në tetor të vitit 2020 të përfundojnë punimet. Mirëpo situata me pandeminë ka bërë që të zgjaten punimet dhe mos të fillojë puna ashtu siq është planifikuar.Sipas menaxhmentit të këtushëm thuhet se funskionimi komercial i Ngrohtorës së re të qytetit do të jetë në muajin tetor të këtij viti.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

SHSKUK-ja kërkon të punësohen edhe rreth 600 infermierë

Read Next

Rreth 90 shtëpi në Brekoc nga komuniteti RAE, probleme me pronësimin