Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar për draft ligjin e ri që po qarkullon në media.
Kryetarja e Sindikatës së Qendrës Kombëtare të Mjeksisë së Punës në Gjakovë, Mirlinda Rudi thotë se askush nga sindikata nuk e ka parë draft ligjin e ri.
Ajo shprehet e shqetësuar dhe thotë se presin reflektim nga Qeveria e Kosovës pasi që ky nuk është akoma një version zyrtar I ligjit.
Sipas Rudit kuadri i mesëm që përbën pothuajse 60% të stafit shëndetësor mbetet më i anashkaluari nga institucionet. Nëse ligji i pagave nuk përmbush kërkesat e stafit mjeksor atëherë do të pasojnë veprimet nga të gjitha sindikatat e shëndetësisë.