FSK pranon respiratorë nga Norvegjia

Ministria e Mbrojtjes do të organizojë sot ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me pajisje mjekësore respiratorë do të mbahet në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, thuhet në një njoftim.

Pas aktit të nënshkrimit të donacionit, ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grongahl do të kenë prononcim për media. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Shqipëria gati për turistët, shteti ndan 100 milionë lekë shtesë për turizmin

Read Next

5749 raste aktive me Covid-19 në Kosovë