Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen e avancuar ushtarake “JRTC 25-08” që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata po stërviten krah Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësive të tjera mbështetëse, me synim përmirësimin e aftësive në një skenar të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
Sipas Gardës Kombëtare të Iowas, ushtarët kosovarë janë të angazhuar në operacione të tipit “forcë kundër force”, të dizajnuara për të testuar kapacitetet e çdo njësie në kushte sfiduese dhe dinamike.