FSK konfirmon se njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për Reporterin, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.

”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, citojnë ata përgjigjien e FSK-së.

Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale ”Vrasje në tentativë”./Express

Read Previous

Ahmeti pret delegacionin e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë

Read Next

Klubi i tenisit “Hot Shot” kthehet me suksese të shumta nga turneu “Gjakova Kids”