Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të martën është trajnuar për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran, kjo me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media.
“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurtë dhe efikase të automjeteve luftarake Vuran”, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Ndërkaq, është theksuar se ngritja e kapaciteteve të FSK-së po vazhdon të bëhet përmes mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërin dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s”.
Më 11 mars, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kishte realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 11”, kjo me qëllim që të jetë e përgatitur për fazat e tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.
Ndërsa, më 1 mars, edhe Policia e Kosovës së bashku me FSK-në kishte kryer trajnim të përbashkët për përgatitje fizike për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre.
Ky ishte njëri ndër trajnimet e para të përbashkëta mes FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kishte ofruar gatishmëri që të angazhojë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni./Albanianpost.com