Forca e Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnimin bazik për betejë në regjimentin e dytë të forcave tokësore.
Kjo u bë në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Turqisë, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake.
“Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike”, thuhet në njoftimin e FSK-së./indeksonline/