Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka dislokuar sot një kompani të regjimentit të Këmbësorisë në Poligonin Krivollak të Maqedonisë së Veriut, që do bashkangjitet Batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.
Në njoftimin e bërë nga FSK thuhet se, kompania ka për objektivë demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet”, thuhet në komunikatë.
/Telegrafi/