FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në Prishtinë

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë. 

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ky është manifestimi qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës (VIDEO)

Read Next

Shënimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës