FSK demanton Policinë: Kërkimet për personin që dyshohet se ra nga Ura e Fshajt nuk janë ndërprerë

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se edhe sot pavarësisht kushteve të vështira që janë krijuar nga reshjet e shiut, janë duke vazhduar operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të Urës së Fshajt.

Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet se operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit.

Mbrëmë u raportua se kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajt janë ndërprerë përkohësisht.

Një gjë e tillë ishte konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurka.

“Dje kemi pranuar info për ndërprerje të përkohshme, për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelit të ujit në lumin Drini. Nuk dihet ende se kur do të fillojnë”, ka thënë Xhurkaj.

Read Previous

Shtyhet seanca gjyqësore e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

Read Next

Një kanaçe Coca-Cola, e në të të gjitha grimcat e koronavirusit?