Shtyhet seanca gjyqësore e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë ishte parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 11, por ajo është shtyrë për në datën 16 Shkurt. Ende nuk janë klarifikuar shkaqet se përse seanca nuk do të zhvillohet sot, por ka spekullime se ka të bëjë me fushatën elektorale në Kosovë, për të shmangur që seanca të influencojë rrjedhën normale të saj.

Kujtojmë se Gjykata Speciale e Hagës ka marrë në gjykim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Kransiqin për krime lufte gjatë periudhës së militimit të tyre në UÇK.

Read Previous

Janë ndër njerëzit më të shëndetshëm në botë sepse e hanë këtë çdo ditë

Read Next

FSK demanton Policinë: Kërkimet për personin që dyshohet se ra nga Ura e Fshajt nuk janë ndërprerë