Fshatrat Sheremet, Rracaj, Pacaj dhe Stubëll përfshihen nga zjarri

Punën nuk po e ndalin. Dy prej pylltarëve pa rreshtur po bëjnë përpjekje që të shuajnë zjarrin që ka kapluar pjesën dërrmuese të fshatrave Sheremet, Rracaj dhe Pacaj. Të tjerë zjarrfikës të cilët ju bashkuan pylltarëve na thanë se po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.

Alarmante, kështu u përkufizua situata nga ana e një pylltari.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Gjakovë, Xhevdet Brahimaj tha se tani ka edhe vatra të reja të zjarrit.

Ndërsa frika e ka kapluar edhe një prej banorëve të kësaj ane. Pos frikës ai po thotë se gjithë këta që po kontribuojnë në shuarje të zjarrit po punojnë në kushte të mjerueshme.

Banorët e rajonit të Rekës së keqe apeluan që t’i ruajmë këto pjesë sepse rreziku po rritet për ne që jetojmë në këto zona.

Read Previous

Për 24 orë katër aksidente dhe tri vjedhje në Gjakovë

Read Next

Eriksen rikthehet tek Interi