Fshatrat Nec, Duzhnje e Shishman përfshihen nga zjarri

Edhe në orët e vona zjarri po vazhdon në disa fshatra të Gjakovës. Per t’iu qëndruar afër familjeve që janë të rrezikuara dhe për të lokalizuar zjarrin, policia, zjarrëfikësit dhe komuna e Gjakovës po qëndrojnë në këto lokacione. Nga policia e Kosovës bëjnë të ditur se situata është nën kontroll. https://www.syri-vision.tv/

Në krye të detyrës janë edhe zjarrëfikësit të cilët po e bëjnë të pamundurën që zjarri të shuhet në këto zona. Ndihmë morën edhe nga zjarrëfikësit e komunës së Junikut. https://www.syri-vision.tv/

Nënkryetari i komunes së Gjakovës Flamur Fetahaj tha se bashkë me ne do të jenë të mobiluzara të gjitha njesitë relevante.

Theksojmë se në ndihmë ishte edhe KRU “Gjakova”. Megjithatë nga këtu u apelua që të kenë kujdes të shtuar të gjithë qytetarët në këto pjesë./https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Përfshihen nga zjarri dhe disa zona të Gjakovës (video)

Read Next

Moti sot