Fshati Molliq, vendi ku pjekja e rakisë është traditë shumëvjeçare

Pjekja e rakisë është traditë shumë vjeçare në fshatin Molliq të komunës së Gjakovës. Faton Quni i cili merren me këtë veprimtari thotë së është një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim dhe në të njejtën kohë sjellë edhe kënaqësi, sidomos kur përfundon procesi dhe të gjithë burrat e fshatit mbledhen për ta shijuar produktin e përfituar.

Këtë vit cilësia e rrushit ishte shumë e mirë, prandaj synohet edhe për një raki të përpunuar mirë thotë Quni.

Pasi përfunduan gjithë procesin e nxerrjes së rakisë, mikëpritja në shtepinë e Qunit nuk mungoj dhe ishte e ngrohtë. Në bisedë e sipër mësuam nga  Sadik Qunin edhe  procesin se si është përpunuar rakia kohë më parë.

Rakia është e lidhur thellë me traditën shqiptare dhe si e tillë ajo prodhohet nëpër shumë ttreva të Kosovës, herë profesionalisht e herë në mënyrë artizanale. 

Read Previous

Cila është migrena dhe si mund ta shmangim dhimbjen?

Read Next

Fluks i madh i qytetarëve në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani”