Frida Kahlo, historia e së cilës është motiv për të shndërruar dhimbjen në forcë

E njohur për autoportretet e saj të punuara me përplot pasion dhe përkushtim, sot shënon 70 vjetorin e vdekjes, artistja meksikane Frida Kahlo.

‘Ngërrqet’ e kaluara në jetë nganjëherë nuk të ndalin hovin, por përkundrazi të japin forcë. Si dëshmi e gjallë e  një realiteti të tillë, është historia e Frida Kahlos, storia e së cilës është motiv për të shndërruar dhimbjen në forcë.

Kahlo, nuk hoqi dorë as nga aksidenti i rëndë që përjetoi në një moshë të re dhe as nga mbi 30 operacionet e nënshtruara për shërim, përkundrazi, ajo e gjeti kurën e saj në pikturim, duke mësuar vetën të krijonte artin e saj ‘vecues’, me anë të së cilave i dha vetës emrin ‘artiste’.

Me trupin e shtrirë në një shtrat brenda katër mureve, pa lëvizur e pa dalë fare jashtë, Kahlo, më shumë se gjysmën e krijimtarisë së saj e realizoi aty, në atë cep.

Duke u mbështetur në përvojat personale të kaluara në jetë, veprat e Kahlo-s karakterizohen nga portretizime të dhimbjes.

Nga 143 pikturat e realizuara, 55 prej tyre janë autoportrete me anë të së cilave përfshihet një mesazh i përtejmë, ‘plagët fizike dhe psikologjike’ të saj.

Artistja e atëhershme dhe ikona e botës së sotme, Frida Kahlo, pretendonte që kishte lindur në vitin 1910, përgjatë revolucionit meksikan, në mënyrë që të lidhej drejtpërdrejtë me Meksikën moderne.

Një detaj i tillë prezanton më së miri këtë personalitet të veçantë, një vajzë dhe më vonë një grua krenare për ‘Meksikën’ e saj dhe traditën kulturore të vendosur kundër amerikanizmit mbretërues.

Artistja meksikane, Kahlo ishte e martuar me muralistin meksikan Diego Rivera, me të cilin u nda pa kaluar shumë kohë. Një vit pas divorcit, ajo realizoi një pikturë me anë të se cilës përshkroi atë gjendjen e rënduar emocionale që kishte.

Në vijim, në shenjë përkujtimi për punën, veprimtarinë, dhe artin krijues së Kahlos, për përvjetorin e 69 te vdekjes së saj, risjellim edhe njëherë pikturën e saj të titulluar ‘Autoportreti me gjerdan me gjemba zog kolibri’./Kultplus/

Read Previous

Jul Cezari dhe shtatë parimet e lidershipit

Read Next

Moti për ditët në vijim