Franca ndizet nga protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm

Policia përdor gaz lotsjellës, nga e hëna bëhet e detyrueshme pasaporta e vaksinimit në mjediset publike

Protestuesit kanë marshuar  në të gjitha qytetet e  Francës  gjatë fundjavës së katërt të demonstratave, duke denoncuar ato që ata i shohin si rregulla shtypëse që detyrojnë punonjësit e sistemit shëndetësor  të vaksinohen dhe qytetarët të kenë pasaportën e shëndetit  që u lejon atyre qasjen në shumë vende publike.

Në Lyon, policia shpërndau  protestuesit duke hedhur gaz lotsjellës mbi ta .

Protestuesit gjithashtu u mblodhën nëpër rrugët e Parisit, Nisë, Montpellier dhe qytete të tjera duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Jo diktaturës” dhe brohoritën “Macron, ne nuk e  duam pasaportën tuaj shëndetësore “.

Protestuesit në Francë akuzojnë Macron për shkeljen e lirive të tyre dhe trajtimin e pabarabartë të qytetarëve po ai është kundërpërgjigjur duke deklaruar se liritë mbartin edhe përgjegjësi që përfshin mbrojtjen e shëndetit të të tjerëve.

Ata janë bashkuar kundër legjislacionit të Presidentit Emmanuel Macron, i cili po përpiqet  të frenojë një valë të katërt të infeksioneve COVID-19 dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Duke nisur nga e hëna francezet do të duhet të tregojnë një leje shëndetësore për tu futur në restorante ,spitale dhe për të përdorur transportin publik . Gjithashtu pasaporta shëndetësore do të  jetë  e nevojshme për të hyrë në pishina, muze dhe klube nate.

Klan News

Read Previous

Dështon protesta kundër Goran Bregovic, dalin vetëm katër persona

Read Next

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar dritë pas një vrime të zezë