Franca kundër vendosjes së reduktimit të gazit rus

Franca është kundër vendosjes së objektivave uniforme për reduktimin e konsumit të gazit në Evropë në mes të një krize energjetike të afërt, kanë thënë zyrtarë nga ministria e energjisë e vendit.

Objektivat e së ardhmes duhet veçanërisht të marrin parasysh kapacitetet eksportuese të secilit vend, shtuan zyrtarët, përpara një takimi të ministrave evropianë të energjisë të martën në Bruksel, raporton Al Jazeera.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi javën e kaluar që të gjitha vendet anëtare të reduktojnë përdorimin e gazit nga gushti në mars me 15 për qind. Objektivi fillimisht do të ishte vullnetar, por do të bëhej i detyrueshëm nëse Komisioni shpallte një emergjencë.

Por që në fillim, propozimi hasi kritika nga një sërë vendesh, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Greqinë. /Express

Read Previous

Shtrenjtohet edhe byreku, çmimi tani 1.20 centë

Read Next

ZPS dhe mbrojtja e Salih Mustafës dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare gjyqësore