Inteligjenca britanike: Forcat ruse nuk kanë municion të mjaftueshëm për të pasur sukses në ofensivë

Forcat ruse nuk kanë municion të mjaftueshëm për të pasur sukses në ofensivë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në të dhënat e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes vë në dukje zhvillimet e raportuara nga mediat sociale të lidhura me ushtrinë ruse.

Ata pretendojnë se gjenerallejtënant rus Mikhail Mizintsev, u shkarkua pas vetëm tetë muajsh në post.

Ata thanë se shkarkimi i Mizintsev nuk u konfirmua menjëherë, por spekulimet për të ardhmen e tij “theksojnë se si problemet logjistike mbeten në zemër të fushatës së ashpër të Rusisë në Ukrainë”.

“Rusia nuk ka municion të mjaftueshëm për të arritur sukses në ofensivë”, shtoi ministria britanike. /Telegrafi/

Read Previous

Del në dritë koleksioni më i pabesueshëm i makinave klasike në Evropë

Read Next

Zyrtari i Microsoft: Nuk ka nevojë për një pauzë të Inteligjencës Artificiale