Fotografia e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është vendosur edhe në zyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe në sallën e takimeve në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.