Foto si i pandehur, drejtuesit e fushatës së Trump të kënaqur, mbledhin mbi 7 mln dollarë

Drejtuesit e fushatës së Donald Trump thanë se kanë mbledhur vetëm nga fotoja e Donald Trump si i pandehur, stampuar tashmë kudo, në gota, bluzë, vitrina dyqanesh e kudo tjetër, plot 7.1 mln dollarë.

Shitësit në Florida janë shumë të kënaqur me foton, pavarësisht se janë fansa të ish-presidentit. Vetëm të premten, pasi u dorëzua në mbrëmjen e të enjtes, në fondin e fushatës elektorale të Trump, u mblodhën 4.18 milionë dollarë, shumë që brenda 2 ditëve, gati u dyfishua.

Duket se fotoja e famshme, i ka pëlqyer edhe vetë Trumpit, i cili menjëherë pasi u largua nga burgu i kontesë Fulton, shkroi në rrjetin social X, njohur si ish-Twitter, se kurrë nuk do të dorëzohet. /A2news/

Read Previous

Zelensky: Zgjedhjet mund të mbahen edhe në kohë lufte nëse Perëndimi na ndihmon financiarisht

Read Next

Pas Kurtit edhe Gërvalla udhëton për në Slloveni