Formula 1 ndërpret kontratën me Çmimin e Madh të Rusisë

Formula 1 ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën e saj me Çmimin e Madh të Rusisë në pas pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Gara e vitit 2022 e planifikuar të zhvillohej në Soçi në shtator ishte anuluar tashmë, por Formula 1 tani ka konfirmuar se kjo garë nuk do të zhvillohet as në vitin 2023.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte kyç në themelimin e ngjarjes në 2014. Putin, i cili mbetet i lidhur ngushtë me garën, ka një pallat në Soçi dhe Shën Petersburg është qyteti i tij i lindjes.

Vendimi do të thotë se F1 nuk do të garojë në Rusi deri në një afat të pacaktuar, të paktën për aq kohë sa Putini të mbetet në pushtet./KP/

Read Previous

Presidenti i Ukrainës njofton ardhjen e luftëtarëve të parë të huaj

Read Next

Max Verstappen rinovon kontratën me Red Bull, ja detajet