Formula 1: I riu Kimi Antonelli bëri histori me një sensacion në Miami

Piloti i ri italian i Formula 1, Kimi Antonelli, bëri histori duke u bërë piloti më i ri që fiton “pole position”.

Italiani bëri një sensacion në kualifikimet për garën e dytë të sprintit të sezonit, e cila zhvillohet si pjesë e Çmimit të Madh të Miamit.

Me një xhiro të shkëlqyer prej 1:26.482, Antonelli arriti pozicionin e parë si 19-vjeçar, diçka që askush nuk ka arritur ta bëjë ndonjëherë, përfshirë garat e Çmimit të Madh ose të sprintit.

Ai festoi përpara Oscar Piastri dhe Lando Norris. I vetmi që doli në pistë dy herë është Max Verstappen, i cili pati kohën më të mirë deri në fund të kualifikimeve, por në fund u parakalua nga tre pilotë.

Pas treshes kryesuese dhe Verstappen në vendin e katërt ishte George Russell në Mercedes. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, pati kohën e gjashtë më të shpejtë, përpara Lewis Hamilton.

Gara e shpejtë për Çmimin e Madh të Miamit zhvillohet sonte në orën 18:00, dhe fundjava vazhdon me kualifikimet më pas. /Telegrafi/

Read Previous

Gërvalla insiston në votimin e fshehtë: Mënyrë për ta kaluar bllokadën

Read Next

Reporterët pa Kufij: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën