Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të dyta të Ligës së Kampionëve

Tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste përfaqësohen në formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve nga ndeshjet e kthimit.

Interi përfaqësohet me katër lojtarë, Paris Saint-Germain me katër lojtarë dhe Barcelona me tre. Arsenali nuk ka asnjë lojtarë në formacionin më të mirë.

Në portë, Yann Sommer ka zënë vendin e tij pas një paraqitje bravuroze ndaj Barcelonës, teksa në mbrojtje janë votuar Achraf Hakimi, Marquinhos, Francesco Acerbi dhe Gerard Martin.

Në mesfushë, Nicolo Barella, Frenkie de Jong dhe Fabian Ruiz janë lojtarët që janë zgjedhur më të mirët.

Sulmi gjithashtu ka tre lojtarë nga tri skuadra të ndryshme, me Lamine Yamal, Lautaro Martinez dhe Khvicha Kvaratskhelia që formojnë treshen. /Telegrafi/

Read Previous

G7: Rritja e tarifave të rrymës, barrë e rëndë për bizneset e grave

Read Next

Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim