Sot luhet derbi i xhiros së gjashtë në Premier Ligë.
Chelsea e pret në “Stamford Bridge” Man Cityn nga ora 13:30, shkruan lajmi.net.
Pas pesë xhirove të para “The Blues” kanë 13 pikë në pozitën e parë, ndërsa ‘Citizens’ ndodhen në vendin e pestë me 10 pikë.
Të dyja këto ekipe kanë objektiv që të luftojnë për titullin kampion andaj pritet një përballje tejet interesante.
Këto janë formacionet e përzgjedhura nga të dy trajnerët:
Chelsea: Mendy, Rudiger, Christensen, Azpilicueta, James, Jorginho. Kovavic, Kante, Alonso, Lukaku, Werner
Man City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Foden, Jesus, Bernardo, Grealish /Lajmi.net/