Forconi imunitetin dhe rigjallëroni organizmin me limonadë shtëpie

Një pije e lehtë, e freskët dhe mbi të gjitha fantastike e shëndetshme. Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës apo për të shoqëruar vaktet e drekës dhe darkës.

Kjo pije e mrekullueshme është ideale për t’u përgatitur edhe në këto ditë festash, për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit me shijen e saj fantastike dhe të freskët.

Me përbërës kryesor lëngun e limonit kjo pije fantastike përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet – transmeton AgroWeb.

Pra, kjo pije jo vetëm që do t’iu kënaqë nepsin me shijen e saj të mirë por do t’iu ofrojë gjithashtu Lëngu i limonit është ideal për detoksikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe bakterieve.

Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin. I përgatitur në formën e limonadës, kjo pije bëhet shumë e dobishme kundër inflamacionit.

Lëngu i limonit rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike. Limonada është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Përgatitja

Limonët e freskët lahen mirë me ujë të vakët. Shpëlahen disa herë me ujë të ftohtë. Priten në thela ose feta dhe vihen në një enë qelqi me ujë e limontoz dhe ruhen në frigorifer.

Për të përgatitur limonadë bëhet më parë shurupi duke zier sheqerin me ujë. Konkretisht, për tre të katërtat e gotës së ujit duhet 1 lugë gjelle me sheqer, ndërsa limontoz sipas dëshirës. Limonada përgatitet dy-tre orë para se të shërbehet dhe vendoset në frigorifer.

/GazetaExpress/

Read Previous

Pesë mënyra si të menaxhosh stresin dhe gjendjen e keqe

Read Next

Kur duhet t’i lani dhëmbët në mëngjes, para apo pas ngrënies?