Forcat ruse sulmojnë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Në orët e para të 4 marsit, forcat ruse kanë bombarduar termocentralin më të madh bërthamorë në Evropë, atë në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili thotë se Rusia po qëllon nga të gjitha anët e këtij termocentrali.

Ai ka thënë se nëse ky termocentral bërthamor shpërthen atëherë paralajmëron se ky shpërthim do të jetë 10 herë më i madh se ai i Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Për çka ka thënë se rusët duhet të ndalen dhe të lejohet të zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.

“Ushtria ruse po qëllon nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Zjarri tashmë ka rënë. Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çornobili! Rusët duhet të pushojnë menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar Kuleba në “Twitter”.

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Mbi 816 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19