Forcat ruse nuk ndalin sulmet, 5 viktima dhe 20 të plagosur në Kherson

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur nga një sulm rus në qendër të qytetit Kherson.

Zëvendës-Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko e konfirmoi sulmin të shtunën.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dënoi sulmet si një akt “terrori”.

“Këto nuk janë objekte ushtarake”, shkroi Zelensky në Telegram, duke shtuar se sulmet ishin “vrasëse për hir të frikësimit”. /Telegrafi/

Read Previous

Në nëntor është braktisur një fëmijë në Kosovë

Read Next

Mehaj uron Krishtlindjen: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja