Forcat izraelite qëllojnë ekipin e agjencisë së ushqimit të OKB-së në Gaza

Agjencia e OKB-së e ushqimit thotë se është hera e parë në luftën 10-mujore që një nga automjetet e saj është qëlluar drejtpërdrejt pranë një postblloku.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar një pauzë në lëvizjen e punonjësve të saj në Rripin e Gazës “deri në njoftimin e mëtejshëm” pasi një nga automjetet e tij u godit me armë zjarri vetëm disa metra larg një postblloku të kontrolluar nga Izraeli.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës teksa automjeti po i afrohej pikës së kontrollit të urës Wadi Gaza.

“Asnjë nga punonjësit në bord nuk u dëmtua fizikisht,” tha WFP në një deklaratë./aljazeera/

Read Previous

Liverpooli zyrtarizon transferimin e Federico Chiesa

Read Next

Liga e Parë: KF “Vëllaznimi” e KF “Besa” ndeshen në stadiumin “Shahin Haxhiislami”