Fondacioni “Jetimat e Ballkanit” ndihmon me pako ushqimore 100 familje skamnore

Me rastin e muajit të Ramazanit fondacioni ”Jetimat e Ballkanit”,  ka dhuruar donacion për komunën e Gjakovës 100 pako ushqimore dhe higjienike. Falënderues janë shprehur familjarët të cilët thanë se sadopak këto ndihma po ju lehtësojnë jetesën.

Shpërndarja e këtyre pakove u bë nga sektori për mirëqenie sociale nga ku janë të regjistruara edhe familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Këto iniciativa humane kanë për qëllim që të krijojnë një atmosferë sa më të ngrohtë gjatë këtyre ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Read Previous

​Hoxhaj: Kurti rinisi dialogun pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë dhe pa një platformë

Read Next

Kërkohen këta persona nga Policia e Kosovës