Fluks qytetarësh nga Kosova në Morinë

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës. Qytetarët e Kosovës kane zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet. Policisë kufitare i është dashur të hapë gjashtë sportele për të shmangur kolonat e gjata të mjeteve. Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Ndërkohë pavarësisht aludimeve të ditëve të fundit mbi një braktisje të mundshme të pushuesve nga Kosova, të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Kufirit tregojnë të kundërtën. Në muajin qershor kanë hyrë në Shqipëri 580 mijë e 633 shtetas të Kosovës ndërsa në gjysmën e parë të korrikut mbi 40 mijë shtetas të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në gjysmën e parë të vitit rezulton se vendi ynë ka pritur 1.7 milionë shqiptarë nga Kosova shifër që është rritur me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i pushuesve nga Kosova ishte 1.3 milionë. Fluksi i lëvizjes në dyja anët e kufirit pritet të jetë në rritje gjatë edhe gushtit./a2news/

Read Previous

Samiti për Ukrainën në Londër, i pranishëm në takimin e liderëve të BE-së edhe kryeministri Rama

Read Next

Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më të madhe se 7.5T