Fluks pacientësh në Shqipëri, shkak temperaturat e larta, virozat dhe COVID-19

Rreth 120 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, për të kërkuar ndihmë mjekësore për problemet shëndetësore.

Sipas mjekut të urgjencës, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me komplikacionet e shkaktuara nga temperaturat e larta që kanë prekur qytetin. Mjeku thotë se shumë nga rastet që paraqiten në urgjencë për ndihmë janë të prekur edhe nga Covid-19.  

Për shkak të rikthimit të rasteve masive me koronavirus, mjeku këshillon që në rastet kur nuk kanë shqetesime serioze, pacientët të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes e më pas të paraqiten në urgjencë.

Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndaj mjeku këshillon qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e ujit dhe ushqimeve të shëndetshme. /A2news/

Read Previous

Rikthehet Serie A, Milani e Interi ndezin kampionatin që në start

Read Next

Muriqi: Dua të bëhem legjendë e Mallorca dhe ta mbyll karrierën këtu