Florian Loshaj ka kompletuar kalimin te Istanbulspori.
Klubi turk njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin kosovar.
Loshaj me klubin nga Superliga e Turqisë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës polake, Cracovias, ku shënoi një gol dhe një asistim në 15 paraqitje në sezonin aktual.
Mesfushori nga Skenderaj te Istanbulspori do të gjej katër futbollistët tjerë shqiptarë; Jetmir Topalli, Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Sidrit Guri.
Florian Loshaj me Kombëtaren e Kosovës numëron 17 paraqitje. /Gazeta Express/