Florent Muslija me dy gola, thellon krizën e Schalkes

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, ka shkëlqyer në ndeshjen e natës së mbrëmshme për ekipin e tij Paderborn, që ka shënuar fitore ndaj Schalke 04 në kuadër të Bundesligës 2.

Muslija, ka shënuar dy herë për ekipin e tij, për të siguruar fitoren e Paderbornit, ndërsa të parën e ka dhënë nga penalltia dhe të dytën bukur, për të fituar ndeshjen ekipi i tij, me rezultatin 3-1.

Përndryshe, ky ka qenë goli i katërt i shënuar për Muslijën këtë stinor në tetë ndeshje kampionale.

Me këtë fitore, Paderborn ka dalë për momentin në pozitën e tetë të renditjes tabelare dhe ka 11 pikë, derisa kriza e Schalkes vazhdon, duke qenë se janë në pozita të rënies, me 7 pikë nga po aq ndeshje.

/topsporti/

Read Previous

Xhiro e derbive në Superligën e futbollit, sot dy skuadrat e para përballë njëra tjetrës

Read Next

Sot zhvillohet derbi mes KB Trepçës dhe KB Prishtinës