Flitej se do t’i dhurohej Kosovës, stadiumi “974” pritet të përfundoj në këtë shtet

Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut që u luajt dje, ishte e fundit që zhvillohet në stadiumin “947” në Katar.

FIFA ka vendosur që ky impiant modern t’i dhurohet në formë donacioni Uruguait.

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës e kishte kërkuar pas përfundimit të Botërorit, institucioni i futbollit botëror ka zgjedhur uruguaianët.

Ai do të çmontohet plotësisht për t’iu dhënë në formë donacioni nga FIFA dhe Katari. Kujtojmë që ky impiant është i ndërtuar nga plot 974 kontinierë, ndaj mban edhe të njëjtin emër.

Read Previous

Festivali “Art Mania” nga data 7 dhjetor fillon me edicionin e dytë

Read Next

Vazhdojnë të qarkullojnë para të falsifikuara