Fjalimi i Biden pasqyron qëndrimin e NATO-s, thotë Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo ka dalë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka thënë se pajtohet me qëndrimin e vërejtjeve të presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mbajti fjalimin e tij 30 minutësh përballë gjithë vendeve anëtare të organizatës

Është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të dënojë Rusinë dhe të mbështesë Ukrainën në luftë, thotë ai.

“Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”, tha Stoltenberg për median shtetërore britanike BBC.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, vijon më tej ai, por me mbështetjen e NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, Ukraina ka mundur ta shtyjë Rusinë prapa.

Stoltenberg është gjithashtu dakord me Biden për marrëdhëniet me Kinën.

Ai thotë se Pekini nuk ishte një kundërshtar i NATO-s, por marrëdhëniet e saj në rritje me Rusinë janë një arsye bindëse për ta mbajtur NATO-n të fortë.

/albanianpost/

Read Previous

Komisioni Evropian paraqet planin urgjent me 10 pika për të menaxhuar situatën e emigrantëve në ishullin italian të Lampedusa

Read Next

Biden u kërkon vendeve të OKB-së të qëndrojnë së bashku kundër Rusisë