Kuvendi i Finlandës miratoi të enjten vendimin për të tërhequr vendin nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave kundër personelit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim erdhi në një kohë kur shqetësimet për rrezikun ushtarak nga Rusia, vend fqinj dhe agresor imperialist sipas autoriteteve finlandeze, po shtohen.
Finlanda i bashkohet një grupi shtetesh të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që kufizohen me Rusinë, si Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia, të cilat janë tërhequr ose kanë planifikuar të tërhiqen nga kjo konventë.
Presidenti Alexander Stubb, përgjegjës për politikat e sigurisë dhe të jashtme të Finlandës, mbrojti vendimin duke theksuar se Rusia vetë nuk është pjesë e traktatit dhe përdor mina tokësore në mënyrë të pakontrolluar, siç është vënë re gjatë konfliktit në Ukrainë.