Finlanda pritet të mbyllë kufirin me Rusinë, çfarë e shtyn atë drejt këtij vendimi

Qeveria finlandeze po shqyrton marrjen e një vendimi për mbylljen tërësisht të kufirit lindor me Rusinë. Masa do të diskutohet së shpejti, në një kohë kur Ministria e Brendshme po përgatit motivet për kufizimet shtesë.

Gjatë natës, në kufirin lindor nuk pati azilkërkues, por paraditen e së martës rreth 40 emigrantë nga ana ruse mbërritën në pikën kufitare Salla.

Gjithashtu, të hënën, mbi 50 emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Iraku mbërritën në kalimin kufitar në fjalë dhe në atë Vartius dhe aplikuan të gjithë për azil.

Zyrtarë nga rajoni veri-perëndimor rus Karelia, pranë Finlandës, deklaruan se në ditët e fundit mbi 150 shtetas të huaj me viza të skaduara ruse u ndaluan teksa ishin drejtuar për në kufirin me Finlandën.

Shumica e tyre u arrestuan më 18 nëntor dhe do të jetë gjykata që do të vendosë për fatin e tyre. Ata rrezikojnë gjobë dhe dëbim.

/euronews.al/

Read Previous

Rama në konferencë me Stoltenbergun: Kahja euroatlantike e Kosovës nuk diskutohet

Read Next

Pas bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëria kërkon bazë detare të Aleancës në Porto Romano