Finalja kalon në “Uembli”, shkak tensioni Ukrainë-Rusi

Tensionet e mëdha vazhdojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, me dy shtetet që momentalisht nuk mendojnë për t’u tërhequr. Ky tension i madh mes dy shteteve ka ndikuar edhe në sport, me finalen e Ligës së Kampionëve që mund të ndryshojë destinimin. Finalja e Ligës së Kampionëve që do zhvillohet me 28 maj, është paraparë të zhvillohet në “Saint Petersburg”, por shkaku i tensioneve mes dy shteteve kjo gjë do ndryshojë.

Mediumi frances “RMC Sport”, raporton se UEFA nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt mes shteteve, prandaj do e ndryshojë destinimin, se ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit francez, stadium “Uembli” është duke u konsideruar si destinacioni më i duhur që të zhvillohet kjo finale, por nuk është ende asgjë zyrtare./alsat.mk/

Read Previous

Nuro, automjeti i ri pa shofer për dërgesa

Read Next

Kush ishte Ibrahim Fehmiu?