Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me tifozë në Portugali

Tashmë është zyrtare. Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Stamboll, por në Portugali.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Manchester City FC dhe Chelsea FC do të përballen mes vete në stadiumin e Portos, dhe do të kenë secila nga 6 mijë bileta për fansa dhe të afërm.

Arsyeja e zhvendosjes së finales së Champions League nga Turqia në Portugali është për shkak se Britania e Madhe është në listën e zezë të Turqisë shkaku i COVID-19 dhe nuk lejohet udhëtimi i fansave./eo/

Read Previous

Daiwa, dyqani i mjeteve të peshkimit

Read Next

Guardiola ka katër kandidatë për zëvendësuesin e Agueros