Filmi “Vera andrron detin” premierë në Kino “Hyrije Hana”

Njëri prej filmave më të suksesshëm të prodhuar në Kosovë “Vera andrron detin” nga Kaltrina Krasniqi është një portret universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë të pabarazisë gjinore të rrënjosur thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021.

Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetera çmime.

Së fundi është mbajtur premiera kombëtare në Prifest ku regjisorja Kaltrina Krasniqi u shpërblye për regjinë më të mirë.

Ky film vjen të enjten me fillim nga ora 18:00 si premierë në Kinemanë “Hyrije Hana”.

Read Previous

Qyteti që evropianët u përpoqën ta ‘fshihnin’

Read Next

Aksion anti-drogë në Dukagjin, arrestohen 7 persona në 10 lokacione