Kanë filluar punimet për ndërtimin e shtigjeve të ecjes nga Çabrati deri në fshatin Jahoc. Në fillimin e këtyre punimeve I pranishëm ishte kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët. Ky projekt do t’i kushtojë kuvendit komunal rreth 35 mijë euro. Tashmë edhe një pjesë rekreative e turistike po i shtohet qytetit të Gjakovës u tha me këtë rast.
Sikurse investimet tjera të kësaj fushe edhe ky është pjesë e investimeve në kudarë të drejtorisë së zhvillimit ekonomik. Drejtori i këtij dikaster Ferdinand Kolaj tha se po krijojmë një hapësirë rekreative të mirëfilltë, një hapësirë të cilën mund ta shfrytëzojnë për ecje, vrapim, apo qëndrim ditor.
Këto shtigje po krijohen për qytetarët komunës sonë, për t’i shfrytëzuar ato në mënyrën më të mirë dhe më të shëndetshme të mundur. Sipas planit dinamik punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.