Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, Afërdita Spahiu- Shllaku ka bërë të ditur se sot nga ora 12:00 ka filluar vaksinimi i personave nga 85 vjeç e tutje.
Ky proces pritet të zgjasë 6 ditë, 3 ditë janë të plaifikuara për vaksinimin e të moshuarve 85 vjeç e sipër kurse 3 ditë nga data 11 prill do të fillojë vaksinimi i të moshuarve 80 vjeç.
1783 persona janë të evidentuar mbi moshën 80 vjeç në komunën e Gjakovës. Drejtoresha poashtu theksoi që sa i përket aplikimit online nuk janë duke e praktikuar këtë metodë duke qenë se është i koklavitur si proces dhe për këtë moshë mjafton të paraqitesh me letërnjoftim. Pas vaksinimit, të gjithë pajisen me karton të vaksinimit.
Fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 85 vjeç në Gjakovë