Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë.
Kjo ministri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimin në rrjetin social Facebook, duke thënë se pas hapjes së rrugëve ligjore, kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizim me insulina.
“Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës. Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjare”./GazetaSinjali