Në emergjencën e spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë kanë filluar punimet për renovimin e kësaj hapësire.Drejtori Hilmi Shala ka thënë se përveq emergjencës do të investohet edhe në repartin e psikiatrisë dhe laborator.https://www.syri-vision.tv/
Përgjatë ditëve sa edhe do të realizohen punimet, shërbimet emergjente do të ofrohen në hapësirën e ish objektit të kirurgjisë së vjetër.https://www.syri-vision.tv/
Në këtë objekt janë vendosur të gjitha aparaturat dhe stafi I emergjencës është në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme.Shala tutje ka thënë se përmes këtyre investimeve synohet jo vetëm përmirësimi I kushteve të punës por edhe ofrimi I shërbimeve shëndetësore do të jetë me standarde më bashkohore.https://www.syri-vision.tv/