Ditëve të fundit çmimet e derivateve specifikisht ato të naftës kishin arritur vlerat rekorde duke shkuar deri në 1.82 euro për litër e në vende evropiane deri në 2,20 euro duke bërë që shumë qytetarë të jenë te indinjuar.
Sot në tregjet botërore është paralajmëruar rënia e çmimeve, duke ndikuar në rënien e çmimeve edhe në vendin tonë. Në shumë pika të karburanteve që ka vizituar ekipi ynë, kemi parë rënie por që sipas menaxherëve të karburanteve u tha se gjatë ditës rënia do të vazhdojë duke shpresuar deri në normailizimin e situatës. Tani për tani çmimi më i ulët është 1.69 euro për liter të naftës.
Gjithashtu rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina ku çmimi aktual në disa pika të karburantit varion nga 1.58 euro për litër. Ndërkaq është vërejtur edhe rënie e çmimit të gazit natyror ku nga 1.02 euro sa ishte ditë më parë, sot në disa pika të karburanteve është parë me çmim 0.82euro.
Prapa kamerave të TV SYRI-t qytetarërt e përkrahin këtë ulje por sipas tyre çmimet e karburanteve duhet të vazhdojnë të ulen siç kanë qenë, sidomos për bujqit dhe blegtorët.