Fillon në Uashington Forumi Ekonomik Transatlantik i Evropës Juglindore

Në Kongresin Amerikan në Uashington po fillon konferenca dyditore “Forumi Ekonomik Transatlantik i Evropës Juglindore”, qëllimi i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Instituti për Politikë dhe Ekonomia e Evropës Juglindore.

Konferenca organizohet nga Rrjeti i Lidershipit Transatlantik dhe Qendra Evropiane e Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, në bashkëpunim me Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore nga Serbia.

“Mbajtja e kësaj konference paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e kornizës rregullative dhe vendosjen e themeleve për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Evropës Juglindore”, tha drejtori i atij instituti, Zoran Koraç.

Siç thuhet në njoftim, konferenca do të përfshijë panel diskutime të fokusuara në aspektet kyçe të bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal, si tejkalimi i barrierave për përmirësimin e tregtisë, potencialin energjetik të rajonit, gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit, digjitalizimin dhe zhvillimin e sektorit financiar./abcnews.al

Read Previous

Abelard Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Read Next

Zv.komandanti i KFOR-it viziton kontingjentin armen në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës