Kështu ishte gjendja e shtëpisë së familjes Ibrahimi në paralagjen Brekoc në qytetin e Gjakovës, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në janar të këtij viti. Fati i hidhur e përcolli këtë familje edhe pas tre muajsh. Shtëpia në të cilin jetonin iu dogj nga zjarri si shkak i defektit me energji elektrike. Nga ajo kohë e deri më sot kanë jetuar nën rrënojat e shtëpisë dhe në qiell të hapur. Por në mëngjesin e sotëm u hodh themeli për ndërtimin e shtëpisë re për këtë familje.Iniciativë kjo e cila u morr nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë. Koordinatori i saj Abdurrahman Bejtullahu apeloj tek njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë në qfarëdo mënyre dhe ti vijnë në ndihmë familjes Ibrahimi.
I lumtur që filloi ndërtimi i shtëpisë re u shpreh Edoni i cili tha se tashmë familja e tij do ta ketë një kulm mbi kokë dhe jetesë më të mirë.
Të gjithë të interesuarit që duan të japin ndihmën e tyre kjo është adresa dhe llogaria e hapur për ndërtimin e shtëpisë për familjen Ibrahimi.