Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e ku në rend dite janë tri pika.
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë së Kuvendit; Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024: Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore; si dhe pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024. /RTK/