Si në gjithë Kosovën edhe në Gjakovë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar kampanjën “Sofra e Ramazanit” e cila ka për qëllim grumbullimin e ndihmave humanitare për familjet në nevojë. Koordinatori i kësaj shoqate, Abdurrahman Bejtullahu ka thënë se deri tani janë grumbulluar 200 pako ushqimore dhe se komuna e Gjakovës renditet e para për organizimin më të mirë të kësaj inciative.
Ushqimet elementare duke përfshirë miell, sheqer, vaj, oriz e të tjera e përbëjnë një pako e cila kap vlerën rreth 30 euro. Këto pako u siguruan falë gatishmërisë së diasporës dhe bizneseve të Gjakovës, të cilët nuk hezituan të solidarizohen duke ndihmuar me aq sa kanë mundësi.